Vdes biçiklisti që u godit nga makina në Llukar të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, meqë i njëjti teksa po drejtonte veturën, ka goditur një biçiklist.
Personi kishte marrë dëmtime të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk kishte arritur t`u mbijetojë lëndimeve.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Llukar të Prishtinës.
“02.12.2017-11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, i njëjti ka nderruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./Indeksonline/