Vdes Bilall Kqiku, ishte lënduar rëndë pasi kishte rënë nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia

Ka vdekur Bilall Kqiku, i dyshuari që kërceu nga kati i katërt i një ndërtesë duke tentuar të ikë nga Policia e Kosovës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Shefi i Intensivës në QKUK, Shaqir Uka.
“Fatkeqësisht pacienti nuk ka mund t’i përballojë lëndimet që ka pësuar dhe ka ndërruar jetë në orë e pasdites”, ka thënë Uka për IndeksOnline.
Kujtojmë që natën e 10 korrikut pasi ishte lokalizuar nga policia e Kosovës në një banesë në Prishtinë dhe pritje arrestimi i tij, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore deri sot ku ka vdekur në orët e pasditës. /IndeksOnline/