Vdes Bill Russell, 11 herë kampion i NBA-së

Në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e djeshme Bill Rusell, lojtar i NBA-së dhe trajner i skuadrës Boston Celtics.
Bill Rusell apo siç njihej ndryshe legjenda e Boston-it, ishte 11 herë fitues i NBA-së, si dhe njëra ndër figurat më të rëndësishme në historinë e këtij kampionati.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij, ku në deklaratën e tyre thuhet se ndërroj jetë i qetë afër gruas së tij Jeannine.
