19:00 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / LB

Vdes biznesmeni i njohur pejan, Agim Lluka

Sot ka ndërruar jetë, Agim Lluka pas një beteje me sëmundjen.

Ai Ka lindur në Pejë ne vitin 1961. Është vëllai i Ekrem Llukës, presidentit te Korporatës Dukagjini.

Roli i Agim Llukës mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Për ndarjen nga jeta të Llukës kanë reaguar personalite të ndryshme të jetës publike të cilët kanë ngushëlluar familjen Lluka për këtë humbje.