75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / C E

Vdes boksieri që e kishte e mposhtur Muhamed Alinë

Leon Spinksi, boksieri që tronditi botën duke mundur legjendën Muhammad Ali për titullin e peshave të rënda më 1978, është ndarë nga jeta në moshën 67- vjeçare të premten, siç ka bërë të ditur Firm PR, kompania që e përfaqësonte.

Spinksi, i cili vuante prej pesë vjetësh nga kanceri i prostatës ka qenë me gruan e tij, Brenda Glur Spinks, dhe disa pjesëtarë të familjes në momentin e vdekjes.

Spinksi u tërhoq nga boksi më 1995 me një rekord 26-17-3 dhe 14 nokaute. Në 2017-n, ai u bë pjesë e Hollit të Famës.