75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

Vdes çiklisti i cili ishte goditur nga vetura, shoferi arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Podujevë, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Viktima ishte me biçikletë, ndërsa i dyshuari nga pakujdesia e kishte goditur atë.

Po ashtu, i dyshuari më pas është arrestuar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia, shkruan IndeksOnline.