Vdes diktatori shumëvjeçar, Robert Mugabe
Robert Mugabe , ish-kryeministri dhe presidenti i Zimbabves, ka vdekur në moshën 95 vjeçare. Ish-diktatori i njohur kishte udhëhequr për 40 vite me ish-koloninë britanike.
Udhëheqja e tij është shënuar me gjakderdhje, persekutim të kundërshtarëve politikë dhe manipulim të votave në një shkallë të gjerë.
Presidenti aktual Emmerson Mnangagwa konfirmoi vdekjen e Mugabes të cilit iu referua si pan-afrikanist që i ka kushtuar jetën emancipimit dhe fuqizimit të popullit./Indeksonline/
