75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

Vdes djaloshi që ra në pusin 32 metërsh në Marok

Rayan Uram, djaloshi 5 vjeçar që ngeci i bllokuar në një pus të thellë 32 metra për 4 ditë radhazi, ka ndërruar jetë.

Pothuajse 24 orë pasi u njoftua që është nxjerrur nga pusi, autoritetet marokeze bëjnë të ditur se ai nuk ka mbijetuar.

Sipas transmetuesit marokez, 2M, Rayanit i ishte dërguar oksigjen dhe ujë nga shpëtuesit gjatë kohës kur ai nuk po mund të nxirrej nga pusi.