75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes doktori i njohur gjakovar, Ali Tolaj

Pas një beteje me virusin Covid-19, ka ndërruar jetë doktori nga Gjakova, Ali Tolaj.

Tolaj ka punuar si kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës që nga viti 1988.

Dr. Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, duke u shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta dr.Ali Tolaj

Na trishtoi pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e dr. Alisë, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije.

Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988, Ai, që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke u shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultoi pozitiv me Covid-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësor për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vjet.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i spitalit ua shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!