75 Mall Live Search
10:13 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes dy javë pas aksidentit, në Lipjan

Një person ka vdekur dy javë pasi ishte aksidentuar në autostradën “Arben Xhaferi”.

Sipas policisë, i lënduari mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Shqipëri, ka ndërruar jetë dhe është sjellë në Kosovë nga familjarët e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë duhet të dërgohet në IML për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur me 29 gusht, në autostradën “Arben Xhaferi”, Lipjan-Prishtinë, km-1./IndeksOnline/