Vdes e mitura në QKUK, Policia po heton rastin

Dje rreth orës 11:00 një person ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij e mitur, e cila ishte duke u trajtuar që tre javë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast.