14:29 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Vdes e moshuara e lënduar në aksidentin me kamion në Gjilan, 55 ditë pas rastit

Aksidenti që ka ndodhur 55 ditë më parë në Gjilan ka marrë viktimën e dytë.

Gati dy muaj pas aksidentit me kamion në qendër të Gjilanit, 84 vjeçarja Fatime Islami ka humbur jetën.

Indeksonline mëson se e moshuara ndodhej në intenzive gjatë kësaj kohe, por që nuk ka arritur t’i shpëtojë më të keqes.

Varrimi i te ndjerës bëhet më 01.05.2019 në ora 13:00 ne varrezat e qytetit të Gjilanit./Indeksonline/