75 Mall Live Search
18:52 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Vdes e moshuara serbe e cila s’kishte askënd, Komuna e Prishtinës me BIK-un ia kryejnë varrimin

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar, e nacionalitetit serb, në Shtëpinë e Pleqve.

Ahmeti ka bërë me dije se Komuna së bashku me Bashkësinë Islame organizuan ceremonitë mortore për të ndjerën.

“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.