75 Mall Live Search
10:49 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes e vetmuar dhe “e varfër”, por çfarë zbulojnë fqinjët!

Ishte 78-vjeçe me origjinë nga Tripoli, e mbërritur në Itali në fund të viteve ’60, trashëgimtare e një pasurie të madhe imobiliare të lënë nga partneri që kishte ndërruar jetë 20 vjet më parë.

Është historia e pazakontë milaneze që shikon si protagoniste një grua “me zemër të madhe, por që nuk thoshte asnjëherë asgjë për veten e saj dhe në kohët e fundit ishte tërhequr në një nga apartamentet që zotëronte”, – tregojnë fqinjët. Një grua shumë e pasur, por që asnjë nuk e dinte.

Kur Raffaela, ky është emri i gruas, vdiq, fqinjët u aktivizuan për të parë nëse zonja e moshuar, e cila zotëronte dy apartamente në ndërtesë dhe tani u braktis deri në neglizhim, kishte lënë ndonjë testament, transmeton Shqip. “Edhe vetëm për të zgjidhur situatën e këtyre dy shtëpive që rrezikojnë të përfundojnë në degradim”, – u shprehën ata për shtypin italian.

Ishte korrespondenca, e dorëzuar tek administratori i ndërtesës, për të zbuluar ekzistencën e pronave. Qiramarrësit kujtojnë: “Sëmundja e kishte dobësuar Raffaelan në vitet e fundit, ndoshta duke vuajtur nga kanceri, por ajo kurrë nuk donte të shihte një mjek me sy: ajo gjithmonë i ka refuzuar”.

Falë aktivitetit të fqinjëve, përparimi në kërkim të trashëgimtarëve mund të jetë i afërt: atyre do t’u shkojnë dy kompani të pasurive të paluajtshme të regjistruara për gruan, prona të ndryshme dhe toka të shpërndara ndërmjet Milanos, Bergamos, Comos dhe Mantovës.

Zbulimi i ekzistencës së një pasurie dhe disa rastësive, i kishte bërë qiramarrësit e rrugës “Lulli” në Milano, të mendonin se Raffaela ishte e njëjta zonjë që disa muaj më parë kishte lënë 2.7 milionë euro trashëgimi në shtëpinë e të moshuarve “Monsinjor Pertusati”.