Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti në Bajçinë të Podujevës
Një vetëaksdient trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar J.G., nga fshati Dobërdol i Podujevës. I lënduar mbeti edhe një person i cili fatkeqësisht, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në QKUK.
Ndryshe, rastin për aksidentin në fjalë e kanë konfirmuar për Llapi.info Emergjenca e Podujevës dhe Policia e Kosovës./Llapi.info