75 Mall Live Search
21:27 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti që kishte ndodhur në Koshare

Me datën 6 qershor të këtij viti, ndodhi një aksident i tmerrshëm në rrugën Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare.

Nga ky aksident, vdiqën 4 persona dhe një person ishte në gjendje të rëndë. Indeksonline ka mësuar se edhe personi i lënduar ka ndërruar jetë.

Indeksonline mëson personi i vdekur është i gjinisë femër, 32 vjeçare, inicalet e saj janë I.R.

Aksidenti i tmerrshëm kishte ndodhur mes dy veturave, Golf 2 dhe Audi.

Personi që kishte shkaktuar aksidentin ishte 22 vjeçari, Erton Musliu. Gjykata Themelore në Ferizaj me 8 qershor kishte marr vendim për paraburgim prej 1 muajsh për 22 vjeçarin./indeksonline/