21:24 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes foshnja 6 muajshe, iu dha terapi për pneumoni derisa kishte probleme me zemër

Një foshnje 6 muajshe ka vdekur pasi mjekët gabimisht e trajtuan atë për pneumoni, derisa ai kishte problem me zemër.

Spitali “James Paget” në Norfolk të Anglisë ka kërkuar falje pasi foshnja Harris James vdiq për shkak të “dështimeve serioze”.

Foshnjen e vogël u mundua shumë ta shpëtoi një doktor i moshuar, mirëpo ishte shumë vonë për të bërë ndryshime, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

 A hospital has apologised after Harris died due to 'serious failings'

Avokati i Popullit Parlamentar dhe Shërbimi Shëndetësor ka pranuar se kanë dështuar keq në rastin e kësaj foshnje, dhe si dëmshpërblim do të paguajnë nënën e Harris me një shumë të caktuar.

Harris u pranua në spital më 2 nëntor 2015, pasi u referua nga mjeku i tij. Ai kishte përjetuar humbje peshe pas gastroenteritit, megjithatë, ky fakt nuk është regjistruar në të dhënat e tij mjekësore në spital.

Harris iu nënshtrua testeve të gjakut dhe urinës dhe u bë një takim me një dietolog për katër javë më vonë. Por më 12 nëntor, ai u dërgua me ambulancë dhe u zbulua se kishte një ritëm të shpejtë të zemrës dhe po merrte frymë shumë shpejt.

Një rreze X në kraharor tregoi se mushkëria e tij e djathtë kishte ndryshuar dhe një pjesë e mushkërive të tij të majtë ishte mbushur me lëng.

Stafi dyshoi se ai kishte “sepsë” dhe ndoshta pneumonijë aspiruese, e cila ndodh kur ushqimi ose lëngu merret me frymë në mushkëri ose në rrugët e frymëmarrjes.

Kështu, Harrisit iu dha oksigjeni, antibiotikët dhe lëngjet, dhe u transferua në një repart pediatrik, por gjendja e tij u përkeqësua. Një elektrokardiogram tregoi disa anomali të zemrës, duke përfshirë një ritëm të shpejtë të zemrës, por Harris ende nuk ishte referuar te një specialist.

Megjithë shenjat ishin të qarta që ai po përkeqësohej, Harris nuk u pa nga një konsulent deri në mëngjesin tjetër. Menjëherë pas kësaj, ai pësoi një atak kardiak dhe vdiq./Indeksonline/