75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Vdes fotografi që pasqyroi tmerrin e serbëve që shkaktoi në Kosovë në vitet 98/99

Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 58 vjeçare ka vdekur fotografi i njohur, Yannis Behrakis.

Behrakis, njihet si një nga fotoreporterët më të mirë dhe më të njohur të agjensionit Reuters.

Ai përmes aparatit të tij ka pasqyruar ngjarje të mëdha dhe të rëndësishme në gjithë botën, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Fotografitë e tij përmes së cilave i tregoi botës për terrorin që po kryente Serbia në Kosovën, ishin dokumentet më të gjalla dhe reale që flisnin për një luftë të ashpër drejt një populli të vogël dhe të pafajshëm.

Në vazhdim iu sjellim imazhet e shkrepura të fotografit grek, të shkrepura në vendin tonë, të cilat morën jehonë në gjithë botën gjatë viteve 98/99./Indeksonline/