Vdes futbollisti i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, futbollisti kosovar i viteve të 90-ta, Fehmi Podvorica, i njohur me nofkën Rista
Podvorica ishte pjesë e KF.Llapit, Ramiz Sadikut e disa ekipeve tjera, ku kishte luajtur si qendërsulmues, shkruan IndeksOnline.
Ai ka qenë futbollist i shquar, i cili me mijëra sportistë shqiptar treguan guxim, e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.
Podvorica vuante nga një sëmundje e cila i mori jetën. /IndeksOnline/


