Vdes futbollisti i njohur kosovar i viteve te 80-ta

Ka ndërruar jetë futbollisti i njohur kosovar, Naid Bytyqi, 65-vjeçar.
Naidi ishte futbollist i gjeneratës së artë të viteve ’80 të KF Gjakova, e që mbrojti me krenari ngjyrat e këtij klubi, duke lënë gjurmë në historinë e klubit dhe sportit gjakovar.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.