Vdes gazetari i dytë në Kupën e Botës në Katar

Ka vdekur gazetari i dytë që po përcillte ngjarjen e Kupës së Botës në Katar.
Pas vdekjes së amerikanit, Grant Ëahl është raportuar se ka ndërruar jetë edhe Khalid Al Misslam.
Al Misslam punoi si fotoreporter ne kanalin e Katarit, Al Kass Tv.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vdekjen, të shtunën e djeshme, të Al Misslam.
Gulf Times , një gazetë e Katarit, i dërgoi ngushëllime familjes përmes mediave sociale. /IndeksOnline/
