Vdes gjenerali serb Marjanoviq, njeriu që hodhi nënshkrimin për kapitullimin e Serbisë në Kosovë

Ka ndërruar jetë gjenerali serb, Svetozar Marjanoviq. Ai mbetet në historinë e hidhur serbe ngase ishte personi që hodhi nënshkrimin e fundit të kapitullimit të Serbisë në Kosovë.
Dokumenti i nënshkruar më 9 qershor 1999, ndër të tjera përfshinte tërheqjen e ushtrisë dhe policisë nga Kosova dhe një ditë më vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, shkruan Indeksonline.

Nënshkrues të dokumentet ishin edhe gjenerali britanik Michael Jackson, dhe në emër të RF të Jugosllavisë, gjenerali i policisë Obrad Stevanoviç.
Rezultatet e negociatave, të cilat zgjatën plot pesë ditë, britaniku Jackson i bëri të ditur në orën 23:45 duke dalë para çadrës së ushtarakëve.
Përveç gjeneralit britanik, para shtypit doli edhe Marjanoviq për përfundimin e luftës dhe kapitullimin e Serbisë./Indeksonline/