16:46 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes gjinekologu kosovar, Palush Prenaj

Ka ndërruar jetë Dr. Palush Prenaj, anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës.

Prenaj ishte Gjinekolog Obsteter-Ultrasonist dhe ka punuar për dekada me radhë.

Lajmin për vdekjen e ka dhënë djali i tij përmes llogarisë Facebook:

Sot, me datë 06.10.2019 , pas një sëmundje të shkurtër u nda nga jeta Dr.Palush Prenaj

Jeta e tij sot është shuar për të shkuar drejt qiellit,me trishtim se nuk do të jetë midis nesh, duke na lënë në hidherim të thellë familjen, miqtë dhe farefisin Prenaj

Pushofsh në paqe

Varrimi behet me datë 07.10.2019 ne ora 15.oo ne varrezat e fshatit Gjurgjevik i Madh