Vdes gruaja e aktorit të njohur pas një beteje të gjatë me kancerin
Gruaja e aktorit britanik Vinnie Jones, Tanya,
ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin, përcjellë Indeksonline.
Tanya vdiq në moshën 53 vjeçare në shtëpinë e saj e rrethuar nga familja në Los
Anxhelos.
“Në ora 8:46 në Los Anxhelos, bashkëshortja e Vinnie Jones, Tanya Jones vdiq
pas një sëmundje të gjatë”: deklaroi zëdhënësi i familjes për Metro.
Ai gjithashtu shtoi se: “Vinnie dhe familja kërkojnë privatësi ndërsa kalojnë
nëpër një periudhë të kuptueshme të zisë gjatë kësaj kohe shkatërruese”.
Çifti u martua në vitin 1994. Vinnie konfirmoi në 2013 se
si ai dhe gruaja e tij luftonin kundër kancerit të lëkurës. /Indeksonline/

