75 Mall Live Search
21:15 / E Premte, 21 Qershor 2024 / FR

Vdes gruaja e Enver Malokut

Ka vdekur gruaja e veprimtarit të LDK-së Enver Malokut, Hava.

Varrimi i saj do të bëhet këtë të shtunë, në orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

“E rrethuar nga më të dashurit e saj, Mami jonë, Hava Maloku, mbylli sytë përgjithmonë, duke na lënë neve dhe familjet tona, me zemër të copëtuar.

Mami do të mbetet përherë në jetët tona si shembull i vetëmohimit, dashunisë së pakusht, zonjës së randë e dinjitoze deri në frymën e fundit, dhe për këtë do të jemi mirënjohës e krenarë sa t’kemi jetë.

Varrimi i Mamit bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Ndërsa, pritjet për ngushëllime bëhen në Hotel Grand në Prishtinë, ditën e diel, të hënë dhe të martë, nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, thuhet në njoftimin e vajzës së Hava Malokut.