Vdes gruaja e Sllobodan Millosheviq-it, kasapit të Ballkanit
Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, gruaja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq-Millosheviq, apo e veja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Sipas mediave serbe, ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në një spital në Moskë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Gjykata e Apelit në Beograd kishte tërhequr vendimin me të cilin Mirjana Mirkoviq u dënua me një vit burgim për shpërdorim detyre pasi kishte ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore në vitin 2018.
E njëjta u dënua në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Rusi.

Ajo u konsideruar krahu i djathtë i Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërorë./Indeksonline/
