20:20 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Vdes gruaja më e vjetër në Kosovë

Ka ndërruar jetë 112-vjeçarja nga Zhuri, Xhemile Susuri.

Ajo ishte gruaja më e vjetër në Kosovë. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në fshatin Zhur të Prizrenit, raporton Indeksonline.

“TË ALLAHUT JEMI DHE TEK AI DO TË KTHEHEMI

“Të dashur miq:

Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë lokja jonë XHEMILE KALOSHI – Susuri (1910- 2022)

Neve nuk themi veçse ato fjalë që e kënaqin Allahun:”ELHAMDULILAH” Varrimi bëhet nesër (e hënë 28 shkurt) në fshatin Zhur- Prizren.

Namazi i xhenazes falet në Zhur me ikindi tek xhamia e re. “I VETMI I PAVDEKSHËM ËSHTË VETËM ALLAHU”