75 Mall Live Search
22:36 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes Hoxha Hafiz Idriz Dërmaku, nga Kamenica

Ka ndërruar jetë Hoxha Hafiz Idriz Dërmaku, nga Kamenica.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 10:00 në vendlindjen e tij, në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, shkruan Indeksonline.

Familjarët e të nderuarit njoftojnë se “duke u nisur nga rrethanat aktuale, dhe duke i respektuar thirrjet e institucioneve gjegjëse për shmangien e tubimeve të mëdha, bëjmë thirrje që lutje për të të bëni nga vendet ku gjendeni, pa pasur nevojë të merrni pjesë në varrim“.

Po ashtu njoftohet se, familjarët nuk do të hapin të pame të organizuar.