12:49 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vdes i riu Besart Rama anëtar i Nismës Socialdemokrate

Është ndarë nga jeta Besart Rama, anëtar i Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë të ditur Endrit Zabërgja, sekretar për Rininë në këtë parti.

Zabërgja  përmes një postimi në Facebook është shprehur i prekur për vdekjen e Besartit. Ai ka thënë se Besartin do ta kujtojnë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë.

“Besarti ishte bashkëpunëtor i imi që nga themelimi i rinisë së Nismës, ai gjithmonë ishte i hareshëm, pozitiv, plot vullnet dhe ambicie. Besartin do ta kujtojmë gjithmonë si shembull të djalit punëtor e të sinqertë. Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën! Do jetosh gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona Besart!”, ka shkruar Zabërgja.