75 Mall Live Search
09:11 / E Diele, 26 Tetor 2025 / Burim

Vdes i riu nga Fushë Kosova në një aksident trafiku

Në një aksident trafiku ka vdekur i riu nga fshati Pomozotin i Fushë Kosovës, Herolind Restelica.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

“ Ju njoftojm me dhimbje te thell të gjithëve, familjarve, miqeve dhe dashamirëve se sot me datë 25-10-2025, pas një aksidenit ndrroj jetë nipi  jonë  Herolind  Musaj  Restelica”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familja thotë se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë me kohë. /IndeksOnline/