Vdes i riu nga Malisheva, u aksidentua para disa ditësh

24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva ka vdekur sot në QKUK.
Ai kishte pësuar një aksident më 15 korrik, duke u goditur nga një veturë në vijat e bardha të rrugës.
I riu nuk arriti t’ju mbijetoi plagëve.
Rastin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
“Më datë 15.07.2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, deklaroi Elezaj.