75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / MSH

Vdes i riu nga Vitia, që u godit me veturë dy ditë më parë

Një i ri nga Vitia është ndarë nga jeta pasi nuk iu bëri ballë plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit.

Tashmë i ndjeri A.F., u godit me veturë teksa po qëndronte në parkun e qytetit, bashkë me shokë, shkruan IndeksOnline.

Bashkë me viktimën, nga goditja pësuan edhe katër të rinj të tjerë, të cilët po pranojnë tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe policia.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë” thuhet në raportin policor./IndeksOnline/