Vdes i riu që ishte aksidentuar disa ditë më parë në Dubravë të Istogut

Ka vdekur në QKUK i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor.
Lajmin për vdekjen e tij për IndeksOnline e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë e Pejës, i cili shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Ka ndërruar jetë njëri prej të aksidentuarve me datën 29 qershor në fshatin Dubravë të Istogut. Viktima ka qenë duke u trajtuar në QKUK. Në orët e pasdites jemi njoftuar se ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.