Vdes i riu që u plagos në poligonin e shenjëtarisë në Obiliq
 
				Ka ndërruar jetë 24-vjeçari që u plagos sonte në poligonin e shenjëtarisë “Katana” në Obiliq.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Naser Syla.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                