Vdes ikona e Hollivudit, Doris Day
Aktorja e njohur, Doris Day ka vdekur në moshën 97 vjeçare.
Ikona e Hollivudit, mori famë në vitet e 50-ta dhe 60-ta.

Përveç aktore, ajo njihej edhe si këngëtare dhe aktiviste për mbrojtjen e kafshëve.
Karrierën e nisi si këngëtare në vitin 1939, ndërsa popullaritetin e fitoi me këngën “Sentimental Journey”./Indeksonline/