Vdes ikona e modës, Thierry Mugler

Ikona e modës, Thierry Mugler ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e dizajnerit të famshëm francez e kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij.
Mugler ishte i famshëm për dizajnët e tij me shpatulla të gjëra dhe qepje të mprehta, të frymëzuara nga vitet e ’40-ta dhe ‘50-ta.
Qëndroi prapa veshjeve të të famshmit David Bowie e artistes Lady Gaga.
Mugler u bë emër edhe më i njohur për publikun pasi dizajnoi fustanin e famshëm “të lagur” të Kim Kardashian për Met Gala në vitin 2019.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Thierry vdiq në menyrë të natyrshme, pa pasur ndonjë sëmundje.
Mugler hapi dyqanin e parë të rrobave në vitin 1970 në Francë, për t’u bërë më voë një nga ndikuesit më të madhë në botën e modës.