Vdes ikona e muzikës, Bunny Wailer

Muzikanti xhamajkan Bunny Wailer ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeç.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij për “Rolling Stone”, transmeton Indeksonline.
Wailer kishte pësuar goditje në tru vitin e kaluar, dhe është shtruar në spital disa herë.
Ikona e muzikës vdiq në spital në kryeqytetin xhamajkan të Kingston.
Se cili është shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë e ditur./Indeksonline/