13:09 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Haradinaj shpreh ngushëllime

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e ish-ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen.

Haradinaj ka shkruar se ish-ambasadori, tashmë i ndjerë, do të mbetet në kujdes si mik dhe dhe një diplomat shembullor, transmeton Indeksonline.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Indeksonline/