75 Mall Live Search
13:37 / E Diele, 14 Shtator 2025 / L A

Vdes ish-boksieri i njohur britanik

Ka ndërruar ish-boksieri i njohur britanik, Ricky Hatton.

Hatton, vdiq në moshën 46 vjeçare pasi ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester.

Policia e Manchesterit ka konfirmuar se është gjetur një trup dhe tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë

Lajmi shkatërrues vjen muaj pasi boksieri legjendar njoftoi rikthimin e tij në boks me një ndeshje të planifikuar në dhjetor.

Hatton, në karrierën e tij ka pasur 48 meçe, ku fitoi në 45 dhe humbi 3, ndër to edhe me legjenda si Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.

Ai ka arritur po ashtu të fitonte tituj të shumtë të IBF dhe ËBA në peshat e lehta./IndeksOnline/