Vdes ish-deputeti i LDK-së

Në moshën 93 vjeçare, ka ndërruar jetë, profesor Ymer Muhaxheri – ish-kryetari i LDK-së në Pejë, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, profesor dhe bashkëpunëtorë i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Lajmi fillimisht është publikuar nga familja e ngushtë e Ymer Muhaxherit, ndërsa më pas ka reaguar i pikëlluar edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

“…Vdekja nuk është fjala e fundit Axhë…Faleminderit për krejt…”, ka shkruar Gazmend Muhaxheri.
