Vdes ish deputetja e LDK-së

Ka ndërruar jetë ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumnie- Kajtazi-Hyseni.
Lajmin e ka dhënë, ish kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Ekrem Hysenit:
Na pikëlloi shumë lajmi për shkuarjen në amshim të veprimtarës së devotshme, Lumnie Kajtazi-Hyseni.
Ajo për shume vite ishte edhe pjese e jetës publike, duke ushtruar funksione të ndryshme në nivel lokal e qendror.
Deputete, nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Podujevë, ishin disa nga funksionet e saj.
Ajo la pas vetës një trashëgimi të madhe dhe kontribut të rëndësishëm për vendin edhe në fushën e arsimit, si mësimdhënëse dhe drejtoreshë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Kajtazi dhe Hyseni.