Vdes ish-fituesi i dy medaljeve të arta olimpike
Ka ndërruar jetë ish-fituesi i medaljeve të arta olimpike, Davide Tizzano.
Italiani, vdiq gjatë ditës së sotme në moshën 57-vjeçare, duke tronditur opinionin në Itali.
Tizzano, ishte edhe president i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Përmes një telegrami ngushëllimi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se Tizzano ishte një mik i çmuar i Kosovës dhe i KOK-ut, një udhëheqës me vizion dhe një mbështetës i palëkundur i sportit dhe i vlerave mesdhetare dhe olimpike.
“Kontributi i tij dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e marrjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, do të mbeten të paharruara dhe do të kenë një vend të veçantë në historinë e sportit tonë. Trashëgimia e tij njerëzore dhe sportive do të jetojë gjatë dhe do të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm”.
“Tizzano ishte kampion i dyfishtë olimpik në rowing. 17-herë kampion kombëtar i Italisë në rowing dhe në lundrim. Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, bashkëpunëtorët, si dhe për gjithë familjen e Lojërave Mesdhetare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Tizzano, kishte fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Seoul 1988 dhe Atlanta 1996./IndeksOnline/

