75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

Vdes ish-futbollisti dhe ish-gjyqtari kosovar

Komuniteti sportiv në Mitrovicë dhe në Kosovë sot ka marr një lajm të hidhur dhe të papritur.

Gjatë ditës së sotme ka vdekur ish futbollisti mitrovicas, Agron Latifi, shkruan Indeksonline.

Latifi, ka qenë edhe ish-gjyqtar duke referuar në ligat më të larta të Kosovës.

Ai ndër vite ka dhënë kontribut për sportin mitrovicas dhe atë kosovar.

Pas braktisjes së referimit aktiv, Latifi ka qenë ndër ata që kontribuuan edhe në nisjen e futsallit. /IndeksOnline/