Vdes ish-futbollisti dhe ish-trajneri, Qamil Luli

Futbolli kosovar sot ka marr një lajm të zi nga qyteti i Helsinkit.
Gjatë ditës së sotshme, ka ndërruar jetë ish-trajneri dhe ish-futbollisti i KF Lirisë, Qamil Luli, transmeton Indeksonline.
Luli ka qenë pjesë e Lirisë në gjeneratën e viteve të 80-ta.
Ai vdiq pas një sëmundje të shkurtër. Tifozët e klubit nga Prizrenit do ta mbajnë mend të ndjerin si një futbollist dhe sportist të dalluar. /Indeksonline/