11:51 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / Gj. Sh

Vdes ish-futbollisti i Arsenalit

Ish-futbollisti i Arsenalit, Kevin Campbell ka vdekur sot pas një sëmundje të shkurtër.

54-vjeçari u sëmur rëndë në fillim të këtij muaji, deris ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Arsenalit përmes rrjeteve sociale.

”Jemi të shkatërruar kur mësuam se ish-sulmuesi ynë Kevin Campbell ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër. Kevin u adhurua nga të gjithë në klub. Të gjithë ne po mendojmë për miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë të vështirë. Pusho në paqe Kevin”, thuhet në njoftim.

Sulmuesi anglez ishte pjesë e Arsenalit gjatë viteve 1988–1995.

Ai po ashtu ka luajtur edhe për Nottingham Forestin, Evertonin dhe WBA.

Campbell shijoi një karrierë të shkëlqyer në Premier League dhe shënoi 149 gola në të gjitha garat në nivel klubesh./IndeksOnline/