75 Mall Live Search
09:34 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Vdes ish-futbollisti i njohur anglez

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti anglez, George Eastham në moshën 88-vjeçare.

Eastham, la një trashëgimi të gjerë si njeriu që luftoi kundër të ashtuquajturave ‘kontrata skllavërimi’.

Përfshirja e Eastham në një çështje gjyqësore të vitit 1963 e cila përmirësoi lirinë e lojtarëve për të lëvizur ndërmjet klubeve përfundoi duke reformuar tregun britanik të transferimeve.

Eastham, kishe qenë pjesë e skuadrave si Neëcastle, Arsenal, dhe Stoke City.

Anglezi, po ashtu ka qenë pjesë e kombëtares Angleze ku ka fituar Kupën e Botës në vitin 1966./IndeksOnline/