75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes ish-futbollisti i njohur britanik, ishte edhe komentator i famshëm

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i njohur britanik, Michael Robinson. Futbollisti që dikur shkëlqente te shumë skuadra angleze dhe te Osasuna në Spanjë, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në Madrid.

Ish-lojtari legjendar anglez u diagnostikua me kancer në tetor 2018 dhe për muaj të tërë luftoj me jetën. Robinson njihet edhe si analist i njohur në Ligën e Kampionëve në Movistar.

Michael ishte një sulmues klasik anglez, me një karrierë të gjatë në ishuj, nga Preston North End me të cilin debutoi vetëm 17 vjeç, për të luajtur më pas edhe te Manchester City, Liverpool e Brighton./Indeksonline/