75 Mall Live Search
12:14 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / A. M.

Vdes ish-futbollisti i njohur i Besës së Pejës

Lajm i hidhur ka ardhur sot për futbollin pejan e kosovar, pasi që futbollisti i njohur nga Peja, Eroll Krasniqi ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, futbollisti i njohur pejan i brezit të Republikës, Eroll Krasniqi ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani i klubit futbollistik Besa, Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ja doli ti mbijetoj, duke vdekur mëngjesin e sotëm në Kanada, prej ku jetonte tash e disa vite.

Krasniqi gjatë karrierës së tij kishte luajtur si mesfushor i krahut të majtë, por që pa problem kishte luajtur edhe në disa pozicione të tjera. Brezi dhe gjenerata e të ndjerit kanë shprehur dhembje të madhe për vdekjen e bashkëlojtarit të tyre.