75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 05 Gusht 2025 / L A

Vdes ish-futbollisti, ishte shpallur kampion bote me Gjermaninë

Frank Mill, ish-futbollisti i përfaqësueses gjermane dhe pjesë e ekipit kampion bote në vitin 1990, raportohet se ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Sipas mediave gjermane dhe britanike, Mill u përball me një arrest kardiak në fund të majit gjatë një udhëtimi në Milano.

Ai u rikthye në jetë nga mjekët dhe qëndroi për disa javë në kujdes intensiv, përfshirë një periudhë në komë artificiale.

Mill ka luajtur për klube si Borussia Dortmundi dhe Borussia Mönchengladbachu dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në 17 ndeshje.

Ai fitoi Kupën e Botës në vitin 1990 dhe një medalje bronzi olimpike, më 1988.

Futbolli gjerman e kujton si një figurë të përkushtuar dhe me kontribut të çmuar në historinë e sportit.