Ndërron jetë ish-gjyqtari i futbollit kosovar

Është ndarë nga jeta ish-gjyqtari i futbollit kosovar, Rushit Selimi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i gjyqtarëve të FFK-së, Perparim Hasani në rrjetet sociale.
Ky është njoftimi i tij:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit federativ dhe njeriut me vlera të larta njerëzore Rushit Selimi.
Ne emër timin dhe gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Rushit Selimit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rushitin.